“U riktheva me objektiv të qartë për titullin kampion”, Telushi: Mehmeti më besoi

schedule11:50 - 21 Qershor, 2022

schedule 11:50 - 21 Qershor, 2022

Bruno Telushi është rikthyer i kuq përsëri, teksa lojtari pritet të marrë një fanellë titullari në mesin e fushës.

Nga faza përgatiture në Slloveni që Partizani po zhvilloj në kuadër të përballjes me Saburtalo në Conference League, “ushtari” vlonjat ka folur për rikthimin e tij në kryeqytet, ndërsa ka theksuar se trajneri Dritan Mehmeti ishte kryesor në vendimin e tij.

“Rikthimi ka qenë i bukur, për mua kjo është familja ime. Më dha ndjesi të mirë dhe shumë kënaqësi. Kisha shumë muaj jashtë fushe dhe rikthimin e bëra me kënaqësi.

Skuadra? Kam gjetur një ekip të ri, me element të rinj. Objektivi dihet që është për kampion dhe shpresoj të na shkojë mbarë.

Mehmeti në stol – Kam punuar më herët me trajnerin, e njohim mirë njëri-tjerin. Dua ta falenderoj sepse ai besoi te unë në këtë rikthim. Te aventura e tij i uroj suksese, të kemi mbarësi në këtë kampionat.

Tifozët – Ata janë tifozët më të mirë në Superligë, më të zjarrtë. Kanë qenë lojtari ynë i 12. Do japim maksimumin në çdo ndeshje për t’ia shpërblyer atyre lodhjen në tribuna”, ka deklaruar Telushi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!