Dhjetëra banorë të fshatit Guras kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.
Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza.
Tashmë me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime.
Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish.
Prej më shumë se 30 min ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësuesve për të shkuar në fshat.
Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë./Abcnews.al/