Dy motra janë vrarë me armë zjarri këtë të enjte në zonën e Astirit në Tiranë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është i dashuri i një prej motrave. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC se në fillim ngjarja u raportua si plagosje, por pas mbërritjes së policisë në banese janë gjetur dy gra të pajeta.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se autori i kësaj ngjarje është një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i dashuri i njërës nga viktimat.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimave dhe të autorit, të vetmit që janë marrë deri më tani në pyetje janë banorët e zonës që kanë raportuar edhe ngjarjen.
LEXO EDHE: Vrau me armë zjarri dy motrat në Tiranë, kush është autori
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al