VLORË- Detaje të reja mësohen nga ngjarja në Vlorë, ku një 33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri. Gazetari i ABC News, Elton Nika raportoi se i riu është qëlluar sapo ka dalë nga banesa e tij.
Autori i dyshuar pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, por ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje. I plagosuri ka marrë plagë në këmbë, por pa pasojë për jetën.
Policia thotë si i plagosuri rezulton me dy mbiemra, por aktualisht nuk dihen detaje të tjera për të shkuarën e tij. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, e cila terrorizoi banorët e Vlorës./ n.m.abcnews.al