U godit nga mbështetësit e Berishës, Roland Bejko: I kam mbajtur me bukë në shtëpinë time

schedule11:01 - 8 Janar, 2022

schedule 11:01 - 8 Janar, 2022

Roland Bejko është larguar nga selia blu pasi është shtyrë nga demokratët të cilët e kanë ndjekur deri në rrugë duke tentuar ta qëllojnë me çadër. Ai tha se personi që e ka qëlluar dikur ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij ndërsa shtoi se deri këtu ka mbërritur përçarja e demokratëve. Bejko theksoi se nuk do bëjë kallëzim në polici ndërsa u bëri thirrje Berishës të mbajë nën kontroll demokratët që ka thirrur në protestë.

“Më qëlloi nga mbrapa. Atë e kam mbajtur me bukë. Sa herë vinte në Gjiroklastër ishte i mikpritur te unë. Të vijë dikush që e ke mbajtur me bukë të qëlloi nga mbrapa, kjo ka marrë fund. Unë e kam mbështetur Berishën në vitin 1997 deri në vitin 2013. Kam ardhur të futem në seli. Nuk e dija që kishte kaq shumë njerëz. Këtë që më bënë këta sot ma kanë bërë vetëm enveristët.

Këta janë njerëz që kanë dhënë shumë për PD. Fajin e ka ai që i ka sjellë këtu. Jam befasuar kur më qëlloi njeriu që e kam mbajtur me bukë. Nuk do bëj asnjë kallëzim. Si mund të hapet dera kur dihet si është situata. Erdha me vonesë”, tha Bejko. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!