Vritet ndërtuesi/ Tiranë, 53-vjeçari u qëllua me plumb në kokë

schedule08:05 - 14 Nëntor, 2024

schedule 08:05 - 14 Nëntor, 2024

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 52-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë.

Bëhet fjalë për Eduart Reçi, një sipërmarrës në fushën e ndërtimit.

Ai ka qenë në pjesën e pasme të një pallati në Rrugën “Faik Konica”, ku aty pranë ka edhe zyrat e kompanisë së ndërtimit ELGM, ku është qëlluar me një plumb pistolete në pjesën e kokës.

Sipas grupit hetimor 52-vjecari është qëlluar nga një distancë e afërt. Ndërkohë vetë Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!