Sajmir Reçi, 41-vjeçari i cili u qëllua me breshëri plumbash nga babë e bir, Martin dhe Enrik Bardhaj në Rrëshen, është nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper disa vite më parë në qendër të qytetit.
Gazetari Gjergj Figuri raportoi se kjo përplasje mes Sajmir Reçit dhe familjes Bardhaj nuk është e rastësishme.
Fiset Reçi dhe Bardhaj kanë pasur konflikte të mëparshme, në lidhje me ngritjen e disa bizneseve në Mirditë.
Ata i kishin sheshuar mosmarrëveshjen mes tyre, por parakalimi i Enrik Bardhajt ndaj Sajmir Reçit, u bë shkak për fillimin e një konflikti të ri.
“Sajmir Reçi është nipi i të ndjerit Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper pak vitë më parë në qytetin e Rrëshenit. Kjo përplasje mes Sajmir Reçit dhe familjes Bardhaj nuk është e rastësishme. Kanë pasur konflikte të mëhershme, por ishin mbyllur dhe duket sikur ishin sheshuar gjërat mes tyre. Por pas parakalimit që ka kryer 32-vjeçari ndaj 41-vjeçarit Sajmir Reçi, është bërë shkak për rikthimin e përplasjeve dhe për këtë arsye, duket se nuk janë pajtuar babë e bir të cilët kanë marrë edhe armën e zjarrit duke shkaktuar dëme të shumta, por që fatmirësisht, 41-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë plumbave. Fisi Reçi dhe fisi Bardhaj kanë pasur më herë konflikte për çështje të bizneseve të ngritura në Mirditë, por që kanë qenë të sheshuara dhe ka pasur një marrëveshje mes dy fiseve për të mos vijuar më tej konfliktin mes tyre”, raportoi gazetari Figuri./abcnews.al