U qëllua me armë në Athinë, shqiptari lëvizte me antiplumb e lëndë narkotike me vete

schedule12:53 - 27 Shkurt, 2021

schedule 12:53 - 27 Shkurt, 2021

Mediat në Greqi raportojnë detaje të reja rreth shqiptarit që u qëllua mbrëmjen e së premtes me armë zjarri në Athinë .

Sipas raportimeve, shqiptari kishte në dosjen e tij penale, vrasje, vjedhje dhe grabitje. Ndërsa, një ditë para se të qëllohej, ai ishte arrestuar nga policia pasi ishte duke lëvizur me antiplumb ndërsa drejtonte një mjet elektrik.

Veç këtyre, shqiptari kishte me vete edhe një sasi të vogël droge me vete. Identiteti i tij nuk dihet endë ndërsa plumbin e ka marrë në këmbë.

Kujtojmë se pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!