U qëllua me 10 plumba ndërsa pinte kafe, Naim Bajrit në Shkodër i vranë të birin në 2001

schedule08:12 - 3 Qershor, 2022

schedule 08:12 - 3 Qershor, 2022

Naim Bajrit, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e së premtes në lagjen “Rus” të Shkodrës, i kanë vrarë të birin në vitin 2001. Bëhet fjalë për Endrit Bajrin, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 21 tetor të 2001. Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari. Një prej autorëve, Xhabir Shega, është vrarë në 2015.

Lexo edhe: Rikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”. Me snajper, tritol dhe killera me pagesë, të gjitha ekzekutimet e bujshme që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

Vrasja ndodhi rreth oreës 07.10 ndërsa Naim Bajri po pinte kafe me një punonjësin e tij i cili mbeti i plagosur. Dy burrat janë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur në Bypassin e Shkodrës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!