U qëllua aksidentalisht për vdekje, Mimoza Paja po shërbente teksa u gjend mes breshërisë së plumbave

schedule13:31 - 13 Mars, 2023

schedule 13:31 - 13 Mars, 2023

Mimoza Paja, banakierja 58-vjeçare e cila u vra aksidentalisht në atentatin e mbrëmjes së djeshme në një lokal të “Don Bosko”, ishte duke u shërbyer klientëve në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Në një intervistë për ABC News, gazetarja Etleva Delia tha se Paja u gjend mes breshërisë së armëve dhe gjeti vdekjen.

Delia shtoi se në lokal ishin të afërm të Fatjon Muratit, por edhe klientë që e frekuentonin atë ambient.

“Breshëria ka qenë në drejtim të një tavoline ku ndodheshin të afërmit e Muratit, xhaxhai, vëllai, djali i xhaxhait dhe disa të afërm të tjerë. Banakierja që mbeti e vrarë, në kohën që është qëlluar, ka qenë duke shërbyer. Prandaj ajo është gjendur mes breshërisë dhe ka mbetur e vrarë aksidentalisht”, theksoi gazetarja Etleva Delia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!