U prezantuan vetëm 1 javë më parë, autobusi për pak shkaktoi katastrofë, përfundoi në Lanë plot me pasagjerë

schedule21:26 - 29 Prill, 2022

schedule 21:26 - 29 Prill, 2022

Një nga autobusët e linjës “Green Line” ka shkaktuar një aksident të rëndë mbrëmjen e së premtes në Tiranë, pasi është përplasur me një makinë, duke përfunduar të dy mjetet në Lanë.

Autobusi i Unazës “Green Line” i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me një makinë benz, shkak dyshohet shpejtësia e lartë e autobusit me pasagjerë.

Pas përplasjes autobusi ka humbur drejtimin dhe ka marrë para benzin duke përfunduar të dy në Lanë, ndërkohë që ka patur dhe 5 persona të lënduar, dy pasagjerë të benzit dhe 3 në autobus.

Autobusët e flotës “Green Line”, të cilët kryejnë transportin e qytetarëve të Tiranës përgjatë Unazës së Vogël, u prezantuan javën e shkuar.

Kujtojmë që autobusët e Unazës dhe shoferët e tyre janë denoncuar shpesh në media, për shkak se ecin me shpejtësi të lartë, por jo pak herë disa nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë kapur edhe me sasi të lartë alkooli, duke vënë në rrezik jo vetëm pasagjerët por edhe qytetarët dhe mjetet e tjera në rrugë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!