Eni Imami ka reaguar rreth lajmit të infektimit me Covid-19. Mbrojtësi i Vllaznisë, një nga shumë afrimet e kuqebluve në merkato, është lojtari që rezultoi pozitiv me koronavirus te klubi shkodran.
27-vjeçari, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ironizon me lajmin e përhapur dhe ndër të tjera shkruan: “Dolëm te kronika e zezë, sepse vetëm këtu kishte munguar emri im.
Gjithsesi, përveç pak temperaturë dhe lodhje fizike, shyqyr Zotit deri tani jemi mirë me të tjerat“, thekson lojtari i ekipit shkodran. /abcnews.al