U plagos nga tërmeti, fëmija shqiptar në Greqi: Me pak durim gjithçka do të kalojë

schedule16:00 - 31 Tetor, 2020

schedule 16:00 - 31 Tetor, 2020

Mes të plagosurve në Greqi nga tërmeti me epiqendër në Samos është edhe një fëmijë shqiptar 14-vjeç.

Ai është Eriko Mane, ndërsa pas plagëve që mori u transportua në Athinë për mjekim të specializuar. Eriko ka fraktura në këmbë dhe po trajtohet, ndërsa është në gjendje të mirë.

Faleminderit shumë të gjithëve që më dërgojnë mesazhe dhe të gjithë ata që mendojnë për mua tani. Jam mirë. Me pak durim gjithçka do të kalojë” tha ai.

14-vjeçari u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga. Mbrëmjen e kaluar kur fëmija i plagosur u transportua në spital, atje ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.

Në ishullin që ishte epiqendra e tërmetit dhe ku u plagos edhe shqiptari, një djalë dhe një vajzë ndërruan jetë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!