U plagos nga shpërthimi i granatës në Gramsh, 5-vjeçari niset drejt Traumës

schedule22:39 - 26 Gusht, 2020

schedule 22:39 - 26 Gusht, 2020

Pesë vjeçari që mbeti i plagosur nga shpërthimi i granatës në Gramsh është nisur drejt spitalit të Traumës, në Tiranë.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për Abc News se ngjarja ka ndodhur në fshatin Siman në Gramsh. Fatmirësisht  5 vjeçari  ka mundur që të shpëtojë nga shpërthimi i granatës, që thuhet se ka ndodhur në oborrin e familjes Lleshi, ku fatkeqësisht ka humbur jetën fëmija 6 vjeçar.

Ndërkohë bëhet me dije se pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Gramshit, 5 vjeçari është nisur për një shërbim të specializuar në Tiranë.

Dy fëmijë, të afërm me njëri-tjetrin, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL.

Shpërthimi i granatës rezultoi fatale për vogëlushin A.Ll. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!