U plagos në këmbë brenda makinës së tij, 22-vjeçari mori taksi për të shkuar në spital

schedule10:36 - 13 Tetor, 2021

schedule 10:36 - 13 Tetor, 2021

Redi Balla, 22-vjeçari që u plagos ditën e djeshme me një plumb në këmbë brenda makinës së tij në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka shkuar vetë në spital menjëherë pas ngjarjes. Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC Xhensila Kodra se i riu ka marrë një taksi për të shkuar në drejtim të spitalit të Traumës ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

I riu nuk ka dhënë dëshmi të plotë. Ai është shprehur se “nuk e pashë kush më qëlloi”. “Isha në kafe, do të shkoja në shtëpi. Kisha parkuar aty, sa vajta te makina më qëlluan në këmbë, nuk jam banor i asaj zone” ka thënë më tej ai.

Por një gjë e tillë nuk e ka bindur grupin hetimor që pritet që ta marrin sërish në pyetje të plagosurin. 22-vjeçari është i skeduar si tip problematik, pasi ka qenë më parë disa herë i shoqëruar për konflikte që kanë përfunduar në dhunë.  Përpos tij, grupi hetimor ka marrë edhe dëshmitë e disa prej banorëve të zonës, por edhe pamjet nga disa kamera sigurie për të shkuar në gjurmët e autorit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!