U plagos me thikë, rëndë një person në Lushnje! Pranga agresorit

schedule15:36 - 4 Maj, 2020

schedule 15:36 - 4 Maj, 2020

Një person ka mbetur i plagosur pas sulmit me thikë nga I. S, banues në Lushnje.

Sipas policisë i plagosur me iniciale N. C., është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që agresori është arrestuar nga policia. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua edhe thika që kishte përdorur.

Tashmë materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!