U plagos me thikë nga bashkëshorti, 38 vjeçarja niset drejt Tiranës, autori në arrati

schedule11:22 - 6 Qershor, 2023

schedule 11:22 - 6 Qershor, 2023

Niset me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari, 38 vjeç e cila dy ditë më parë është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Myrtollari që prej ditës së ngjarjes për shkak se në trup ka disa plagë të bëra me thikë, ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa këtë të martë për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur është transportuar me helikopter drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Gazetari Roland Beqiraj, raporton për ABC News se mjekët dy ditë më parë e kanë paralajmëruar se gjendja e 38 vjeçares mbetet kritike dhe 48 orët post operacion mbeten vendimtare.

LEXO EDHE: Plagosja me thikë në Korçë/ 38 vjeçarja në gjendje kritike, bashkëshorti i saj ende në arrati

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!