Kanë filluar fluturimet pas pezullimit për shkak të një defekti në sistemin e kontrollit të fluturimit.
Update 4: The FAA is making progress in restoring its Notice to Air Missions system following an overnight outage. Departures are resuming at @EWRairport and @ATLairport due to air traffic congestion in those areas. We expect departures to resume at other airports at 9 a.m. ET.
— The FAA
(@FAANews) January 11, 2023
Lajmi është konfirmuar nga FAA, sipas BBC.
Administrata Federale e Aviacionit tha se po vazhdon hetimet për shkakun e defektit.
Lexo edhe: Kaos në SHBA, avionët “parkohen” pas një defekti në sistemin e kontrollit të fluturimit
Rreth orës 6.30 të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , 12.30 me orën tonë, faqja në internet e monitorimit të fluturimeve “FlightAware” sinjalizonte 760 avionë me vonesë brenda vendit, në dalje apo në ardhje, si dhe 91 anulime.
Në orën 13.30 u regjistruan 7.076 fluturime me vonesë, nga të cilat 1.230 në hyrje apo në dalje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fluturimet e anuluara në total janë 1.354, nga të cilat 99 hyrëse ose dalëse në SHBA.
Rreth orës 13.00, me orën tonë, FAA përditësoi në platformën sociale Twitter situatën duke sqaruar se po punohej ende për të riaktivizuar plotësisht sistemin e lajmërimit të fluturimeve ajrore. Por gjithashtu në mesazh shkruhej se ndërkohë që disa funksione po riktheheshin në linjë, operacionet e Sistemit Ajror Kombëtar mbeteshin ende të kufizuara.
/abcnews.al