U pezullua nga Coronavirusi: Fatet e La Liga, AS zbulon katër skenarët

schedule14:59 - 13 Mars, 2020

schedule 14:59 - 13 Mars, 2020

La Liga është ndërprerë për momentin dhe tashmë lind detyra për të vendosur se çfarë do të bëhet në vijim. Fatet e garës në futbollin spanjoll do të vendosen më 25 mars, në një takim të përbashkët mes La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit. Rregullorja e thotë qartë dhe do të duhet të zgjidhet një opsion. “AS” rreshton zgjidhjet që po mendohen.

SKENARËT JANË KATËR dhe I PARI është që të luhen të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Deri më tani janë shtyrë dy javë, por mund të ketë edhe më tej pezullim dhe ky skenar bëhet edhe më i vështirë. Gjithashtu pritet edhe një vendim i UEFA-s për takimet ndërkombëtare, që do ta rëndonin edhe më shumë kalendarin.

 

Momentalisht ka dy javë bosh dhe mund të luhet më 18 prill dhe 20 maj. Nëse Europa League dhe Champions League anulohen ose modifikohen që të luhen me një takim, atëherë ka më shumë mundësi për zhvillimin e ndeshjeve të prapambetura në kampionat. Nëse edhe EURO 2020 do të shtyhej për nj vit më pas, La Liga do vazhdonte deri në qershor.

SKENARI I DYTË është ai që e zeron këtë sezon. Nuk do të ketë ekipi kampion, nuk do të ketë skuadra të rëna dhe sezoni i ardhshëm do të niste me të njëjtat ekipe në garë.  SKENARI I TRETË është ky, që kampionati të konsiderohet i përfunduar në javën e 27 dhe klasifikimi aktual të merret si përfundimtar.

 

Kjo do të sillte që Barcelona të merrte titullin dhe në Champions të shkonin edhe Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad. Në Europa League Getafe dhe Atletico Madrid, kurse nga kampionati do të binin Mallorca, Leganes dhe Espanyol. Në La Liga do të vinin Cadiz dhe Zaragoza. Ky skenar ka pak mundësi, për shkak se jo të gjitha ekipet janë përballur me njëra-tjetrën njëlloj dhe kjo shikohet si konkurrencë jo e ndershme në Spanjë.

SKENARI I KATËRT është që të merret për bazë renditja pas fazës së parë, me Barcelonën që sërish do fitonte titullin kampion me golaverazh, pasi edhe Real Madridi grumbulloi 40 pikë, po aq sa katalanasit. Atletico Madrid do të shkonin në Europa League, kurse Mallorca, Leganes dhe Espanyol një kategori më poshtë. Opsioni tjetër është edhe luajtja e një faze “play-off” për titullin dhe një “play-out” për rënien, sikurse po mendohet në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!