U përshëndet me Leicester pas 11 vitesh, Schmeichel: E vështirë, për mua ishte më shumë se një klub

schedule16:40 - 4 Gusht, 2022

schedule 16:40 - 4 Gusht, 2022

Kasper Schmeichel vendosi të largohet nga Premier League, teksa zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1.

Tashmë portieri është prezantuar ditën e djeshme te Nice, ndërsa largohet nga Leicester City pas 11 vitesh skuadër me të cilën fitoi Premier League (2016), Kupën e Ligës (2014), FA Cup (2021) dhe Superkupës e Anglisë (2021).

35-vjeçari nuk i ka harruar tifozët e “Dhelprave” gjatë prezantimit si portier i Nice. “Pas njëmbëdhjetë sezonesh të pabesueshme, mora vendimin e vështirë për t’u larguar nga Leicesteri.

Për mua ishte më shumë se një klub, një vend ku bëra miq dhe gjeta kujtime për jetën. Leicester City ishte shtëpia ime. Njëmbëdhjetë sezone të veçanta nga njerëzit në prapaskenë, nga ata në fushë pranë meje dhe nga tifozët.

Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme, ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush. Faleminderit, shihemi së shpejti”, deklaroi portieri i njohur. /f.a/abcnews.al