U përpoq t’i bashkohej ushtrisë ukrainase, Moska arreston shtetasin rus

schedule11:55 - 2 Gusht, 2023

schedule 11:55 - 2 Gusht, 2023

FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse) njoftoi se kishte arrestuar një banor të rajonit Tambov.

Sipas FSB-së, burri u përpoq të largohej përmes Turqisë në Ukrainë për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura të Ukrainës. Tambov ndodhet 480 kilometra në juglindje të Moskës. Ai pritet të dalë në gjyq së shpejti.

FSB ka arrestuar shumë disidentë, si lideri i opozitës Navalny dhe pacifist.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!