U përpoq të krijonte sindikatë në burg, Putin e fut në izolim, Navalny: Nuk ka ajër

schedule09:05 - 16 Gusht, 2022

schedule 09:05 - 16 Gusht, 2022

Kundërshtari i Vladimir Putin dhe opozitari më i madh rus, Alexei Navalny pritet të qëndrojë “në izolim” për tre ditë, pas përpjekjeve të tij për të krijuar një sindikatë në burgun ku po kryen dënimin, sipas mediave të huaja.

Edhe pse aktualisht pritet të qëndrojë në izolim për tre ditë, autoritetet e burgut kanë paralajmëruar se ai mund të “bëhet vendbanimi i tij i përhershëm”. Navalny po vuan një dënim me nëntë vite burg në një koloni të rreptë penal.

46 vjeçari e përshkroi qelinë e tij si një vend të mbyllur ku është shumë nxehtë dhe ka shumë pak ajër.

“Kam vetëm një filxhan dhe një libër në qelinë time. Kam vetëm një lugë dhe një pjatë për vaktet”, tha ai.

Asnjë vizitë, pa letra, pa pako. Ky është i vetmi vend në burg ku pirja e duhanit është e ndaluar”, ka shkruar Navalny në Twitter. Javën e kaluar, Navalny njoftoi se ka krijuar një sindikatë në koloninë penale ku po qëndron.

/abcnews.al