U përpoq ta fshinte nga interneti, Khloe Kardashian i përgjigjet polemikave mbi foton e paredaktuar

schedule16:29 - 8 Prill, 2021

schedule 16:29 - 8 Prill, 2021

Si anëtare e një prej familjeve më të famshme në botë, Khloe Kardashian kujdeset në maksimum për imazhin e saj. Por një fotografi e paedituar e saj, me bikini u bë virale në rrjete sociale dhe ekipi i saj kërkoi që të fshihej. Ekipi u ka kërkuar platformave të mediave sociale ta fshijnë atë, megjithëse përpjekjet e tyre kanë nxitur të tjerët ta ripostojnë.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Khloe përmes një video në rrjete sociale. Ajo shfaqet topless duke treguar trupin e saj pa filtra, ndërsa shpjegoi se pse i përpunon fotot e saj dhe pse do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë. Ajo theksoi se fotografia e pa edituar ishte e bukur, por kishte të drejtë të kërkonte që të hiqej.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

“Hej njerëz, ky është trupi im i paedituar dhe pa filtra. Fotoja që u postua këtë javë është e bukur. Por si dikush që është përballur me [kompleksin] e imazhit të trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.”, shkruan Khloe.

Më tej, ajo vijon duke thënë se është përballur me komente fyese dhe paragjykime të shumta përsa i përket trupit. Ajo shkroi se përpiqet të jetojë jetën e saj “sa më sinqerisht të jetë e mundur, me ndjeshmëri dhe mirësi”, duke shtuar se “është pothuajse e padurueshme të përpiqesh të jetosh deri në standardet e pamundura” që publiku i ka vendosur asaj. /abcnews.al

Kardashian tha se ajo është kushtëzuar të ndjehet se nuk është tërheqëse pas vitesh kritikash (Foto: Sean M. Haffey / Getty Images)