Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.
Policia njofton se në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një makinë me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 56 vjeçar, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/abcnews.al