U përplas me policinë, Dash Shehi kritika Metës: Popull, po nuk reaguat kundër Ramës jeni dele

schedule21:34 - 12 Mars, 2021

schedule 21:34 - 12 Mars, 2021

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi gjykon se gjesti që bëri sot Presidenti Ilir Meta duke u përplasur me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së nuk ishte pozicioni më i mirë që mori, por e justifikon me faktin që sipas tij, mbrojti më të dobëtin. Shehi paralajmëron se në 45 ditët e mbetura përpara zgjedhjeve do të ketë shumë episode të tilla. Ai ka një thirrje për njerëzit që të reagojnë, “ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele” tha ai.

A ishte pozicioni më i mirë ai që ka marrë Meta sot me atë gjest? Unë gjykoj që jo, por ky shtet ka rënë prej kohësh, kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët, ditën që e shkel ky pastaj shteti bëhet dy herë më i keq.

Kjo rrodhi nga një urdhër bashkie se i duhen bashkisë së Tiranës 200 metra, por i duhet me dhënë një sinjal palës tjetër se ne ju dhunojmë, ju nxjerrim nga shtëpia. Kjo nuk bëhet për ato pak vota që ka ajo partia, por për ti dhënë sinjal të gjithë opozitës, që ne ju trembim, ne ju dhunojmë. Në të mirë apo keq, Meta sot bëri një gjest, pastaj formulën, etikën, ai ishte shumë transparente gjithë situata, hajde ta diskutojmë, por i ka dalë të dobëtit në krah.

Është e frikshme ka ndodhur në mes të Tiranës, para zgjedhjeve, imagjinoni në një shat të Gramshit apo Burrelit. Më mirë që ndodhi sot që të bëhemi të gjithë gati. Ky është një truk i ngritur nga Edi Rama. Gjatë këtyre 45 ditëve do të dalin me mijëra nga këto probleme. Shteti shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë baba për shqiptarët, por njerk.

Duhet të reagojmë ndaj kësaj të keqe, ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele, se delet nuk reagojnë kur hyn ujku në vathë dhe kap atë që ka më afër, ata të tjerat vazhdojnë hanë bar. A është e mrekullueshme kjo opozitë? Jo, njerëz jemi. Ne nuk jemi klubi i engjëjve. Por në krahasim me Edi Ramën është një diferencë e madhe” deklaron Shehi në një komunikim me ndjekësit në Facebook./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!