Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik, referuar përplasjes me policinë bashkiake të Tiranës në mbrojtje të zyrave të FRD-së.
Më tej, Shehi thotë se sjellja e bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.
“Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit! Bastisja e zyrave të FRD-së nga Policia Bashkiake është një akt i papranueshme dhe tregues se demokracia është në rrezik. Prania e civilëve në krah të punonjësve të Policisë Bashkiake është një akt flagrant dhe jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik.
Skena të tilla dhunë në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.
Sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.
Këto sjellje të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë në prag të zgjedhjeve elektorale dëmtojnë klimën politike. I bëj qetësi Ramës për reflektim pasi vendit nuk i duhet këtë periudhë një klimë e tensionuar politike” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

