Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në kryeqytet. Raportohet se në zonën e Alliasit rreth orës 10:00, 28-vjeçarja E.S., ka aksidentuar me makinë një 67-vjeçare me iniciale XH.Ll.
Pasi u transportua në spital, 67-vjeçarja fillimisht ka qenë në gjendje të qëndrueshme, por më pas ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup. /abcnews.al/