“U përlota”, Arianit Hoxha zbulon si djali i tij 14-vjeçar e surprizoi duke i bërë këngën

schedule22:45 - 12 Qershor, 2021

schedule 22:45 - 12 Qershor, 2021

Mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC ka qenë i ftuar këngëtari i njohur nga Tropoja Arianit Hoxha së bashku me djalin e tij 14-vjeçar Neartin, për të folur për këngën më të re që ka publikuar “Zemrën ma more”.

Arianiti ka treguar historinë e veçantë që qëndron pas kësaj kënge.

Ai ka zbuluar se tekstin e “Zemrën ma more” e kanë shkruar dy djemtë e tij, të cilët ia kanë bërë surprizë dhe ai nuk ishte aspak në dijeni.

“Kjo këngë ka ardhur komplet rastësisht për mua. Nuk e kam ditur fare. Ne me cunat e “Simpatiko Band” bëjmë prova dhe mblidhemi pothuajse njëherë në javë. Një ditë më thotë Eri (Erlad Llakaj) do ta provosh pak këtë këngën.

Më pëlqeu shumë dhe i thashë Erit kush e ka bërë? Ai më tha që ne çunat e kemi provuar. Dola nga provat dhe vazhdoja këndoja këngën “Zemrën ma more”. Pash djalin që po më shihte dhe po qeshte dhe vazhdoj pyes që kush e ka bërë këtë këngë? Ja më thotë Eri, ja ku e ke kompozitorin (drejtuar gishtin tek djali i tij). Me thënë të drejtën aty u emocionova”, ka treguar Arianit Hoxha.

Ndërsa Erlad Llakaj ka shtuar duke qeshur: “Kishte turp që t’ia thoshte babit. Kishte frikë mos i vinte ndonjë shpullë se nuk dinte si do ta priste”.

Djali 14-vjeçar i Arianit Hoxhës ka treguar: “Këngën unë e kam krijuar bashkë me vëllain tim. Isha i ndrojtur t’ia tregoja babait sepse do thoshte nuk e ke moshën për të kompozuar këngë. Ia kam çuar xhaxhi Erit në telefon me voice bashkë me vëllain tim. Unë kam mbajtur akordet, ai ka kënduar. Xhaxhi Erit i ka pëlqyer dhe e ka thirrur babin për prova. Teksti ka qenë krijimi i momentit duke i rënë pianos./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!