Reperi amerikan Travis Scott është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në Paris, pasi u përlesh me truprojën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit në hotelin luksoz George V.
Scott ishte në Paris për Lojërat Olimpike, të enjten mori pjesë në gjysmëfinalen e basketbollit të meshkujve, ku Shtetet e Bashkuara mundën Serbinë.
Ai u arrestua për “dhunë ndaj një roje sigurie”, tha më vonë të premten zyra e prokurorit të Parisit.
Roja i sigurisë kishte tentuar të prishte një sherr mes reperit dhe truprojës së tij, sipas një zëdhënësi të prokurorit, i cili shtoi se një hetim ishte hapur.
/abcnews.al