U përjashtuan sepse hynë të dehur në Kuvend, Berisha merr në mbrojtje Palokën dhe Leskajn: Do të përgjigjemi

schedule12:50 - 11 Nëntor, 2022

schedule 12:50 - 11 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se përjashtimi me 10 ditë i dy deputetëve demokratë  Edi Paloka dhe Bujar Leskaj nga Kuvendi është akt jashtëzakonisht i rëndë dhe se opozita do të përgjigjet.

“Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament.
Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë.
Por ne do i përgjigjemi. Unë i them se do përgjigjemi. Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen. Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.

Kuvendi ka përjashtuar me 10 ditë deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme gjatë votimit të buxhetit 2023.

Hyrja e Edi Ramës në sallën e Parlamentit u shoqërua me një përplasje verbale me deputetët e opozitës, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Dy deputetët demokratë, i kujtuan Ramës se nuk mund të flas me gjuhë rrugaçi ndaj deputetëve të opozitës njësoj siç bëri në seancën e datës 10 nëntor kur i konsideroi “bedela”, “llaxore”, “të pafytyrë” etj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!