U përjashtua nga kompeticionet ndërkombëtare, kombëtarja Ruse gati t’i bashkohet AFC-së

schedule14:06 - 29 Mars, 2022

schedule 14:06 - 29 Mars, 2022

Sulmet që Rusia nisi kundër Ukrainës shkaktuan një “tërmet” të madh në të gjithë botën. Nga kjo situatë u prek edhe bota e futbollit, ku u morën sanksione të shumta ndaj kombëtares Ruse.

Sanksionet e vendosura nga UEFA dhe FIFA, si dhe bojkotet e 11 shteteve, që refuzuan të përballen me Rusinë, mund ta shtyjnë federatën e këtij vendi që të kërkojë të lidhet me konfederatën aziatike.

Federata Ruse e Futbollit mund të largohet nga UEFA duke kërkuar anëtarësimin në Konfederatën e Futbollit Aziatik (AFC).

Ky lajm është bërë publik nga championat.com, e cila nxjerr në pah që mund të ngrihet kjo çështje në kongresin e FIFA-s, që do të zhvillohet më 31 mars në Doha.

Kujtojmë se diçka të ngjashme  bëri Izraeli, por në drejtim të kundërt, pasi la konfederatën aziatik dhe konkurron me ekipet europiane. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!