Polici Haki Dyli u la në burg nga gjykata e Durrësit. I njëjti vendim u dha edhe për avokatin Devis Qana. Ata akuzohen për përfshirje në akte korrupsioni, ku bënin pazare në këmbim të favoreve nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit.
Në seancën e sigurimit personal të zhvilluar me dyer të mbyllura dy të arrestuarit nuk pranuan të japin shpjegime, por avokatët mohuan akuzat e prokurorise dhe pretenduan pafajësi.
Sipas prokurorit, përgjimet kanë vërtetuar se Devis Qana dhe Haki Dyli janë fajtorë. Gjatë bisedës së regjistruar më datë 14 Prill 2018, pretendohet se një prokurore ka kërkuar 2 mijë euro për të mbyllur një çështje dy të pandehurve.
Të dy personat u arrestuan të martën e kaluar ndërsa mbaheshin në hetim prej disa muajsh./abcnews.al