U përfolën se ishin ndarë, çifti i njohur i showbizit nisin bashkëjetesën

schedule22:57 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 22:57 - 8 Dhjetor, 2020

Çifti i njohur, Ben Affleck dhe Ana de Armas, kanë nisur bashkëjetesën në shtëpinë e aktorit në Los Angeles.

Lajmin e ka bërë të ditur revista prestigjioze “People”, duke theksuar se Ana ka vendosur ta shes shtëpinë e saj në Venice të Kalifornisë.

Pavarësisht se muajin e kaluar në media u spekulua për një ndarje të mundshme mes çiftit, duket se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe lidhje e tyre romantike vazhdon të jetë e qëndrueshme.

“Lidhja e tyre e dashurisë vazhdon të jetë e fuqishme. Ben dhe Ana, janë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe që të dy aktorët duken të lumtur. Kohëve të fundit Ana ka udhëtuar më shpesh për punë, dhe kështu nuk ka pasur mundësi t’i takojë fëmijët e Benit qe një kohë të gjatë, por aktorët janë shumë të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit dhe janë të kënaqur me raportin e tyre. Ana është e vetëdijshme që fëmijët janë përparësia e Affleckut, dhe e vlerëson shumë këtë gjë. Prandaj, që të dy punojnë shumë për t’i balancuar mirë gjërat në jetën e tyre”, ka thënë një burim për revistën “People”.

Kujtojmë që Ben Affleck, me ish-bashkëshorten e tij po ashtu aktore, Jennifer Garner ka tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel. Dyshja pavarësisht se ka kohë i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare, ata janë fokusuar t’i rrisin fëmijët së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos në këto kohë pandemie. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!