Meghan Markle dhe Princi Harry i dhanë fund thashethemeve që flisnin për krizë në martesën e tyre me pamjen e tyre të re. Duka dhe Dukesha e Sussex u shfaqën së bashku në klubin e natës Arena në Los Angeles, ku ndoqën në ekran ndeshjen e basketbollit të Lakers kundër Mephis Grizzlies.
Dukesha 41-vjeçare e Sussex-it ishte veçanërisht elegante, e veshur me pantallona të shkurtra rozë me një xhaketë të madhe dhe një bluzë të bardhë.
Kombinimin e saj e ka kompletuar me taka të larta nud. Princi Harry ishte gjithashtu i veshur me xhinse, një xhaketë dhe atlete. Gjatë mbrëmjes nuk kanë munguar edhe fotot. Ata shkëmbyen shikime të buta duke mos u ndalur së buzëqeshuri me njëri-tjetrin. Meghan mbante për dore bashkëshortin dhe gjithçka tregon se si po shkon mirë dashuria e tyre./abcnews.al