Georgina Rodríguez u dha fansave një pamje të shkurtër të pushimeve të saj luksoze me Cristiano Rolnaldo pasi influencuesja u pa duke shijuar momente në Itali dhe Portugali javët e fundit.
Partnerja 29-vjeçare e Cristiano Ronaldos, shfaqet duke pozuar në një avion privat ose në një jaht luksoz me yllin e futbollit ose me fëmijët e saj.
Çifti, pavarësisht thashethemeve se donin që ai të kalonte një krizë dhe të cilat janë mohuar, e demonstrojnë dashurinë e tyre në momente të ndryshme, në të cilat Cristiano mbështjell me butësi të dashurën e tij ose darkojnë së bashku në sfondin e perëndimit magjepsës të diellit.
“Bukuria është në syrin e shikuesit”, ka shkruar ajo në postimin e saj të fundit.
Natyrisht, Georgina ndan shpesh herë foto nga jeta e saj personale ku mund të shohim shijet e saj të shtrenjta ku përfshihen bizhuteri të shtrenjta apo çanta të shtrenjta nga shtëpitë e modës./abcnews.al