Çifti i njohur, Seldi dhe Sindi kanë disa javë që janë në qendër të mediave rozë, pasi po përfliten se janë ndarë. Ka qenë Sindi, ajo që tregoi në Instagram se mes tyre kishte ndodhur një konflikt i vogël, por nuk janë ndarë.
Megjithatë lajmet për ta vazhduan, pasi pak ditë më parë një fans i shkruante Sindit se ajo është ndarë nga Seldi dhe ai i ndërron si çorapet.
“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?” iu përgjigj ajo.
Ndërsa sot, Sindi reagoi sërish me një video në Instastory ku tha: “Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”/abcnews.al