Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Prej disa ditësh, kjo e fundit po përflitet për një shtatzëni, por që nuk e ka konfirmuar ende.
Sot, ka qenë reperi që ka postuar një video në Instagram duke shtuar edhe më tepër dyshimet. Përmes kësaj video, Gjiko ka falënderuar fansat për 3 milionë klikimet në 3 ditë për bashkëpunimin që solli me Melindën.
Ai shihet në kuzhinë me Elitën teksa fansave nuk u ka shpëtuar barku i rrumbullakosur i moderatores të cilin Gjiko nuk është munduar ta fshehë. Ai i hap një kavanoz me turshi Elitës, e cila me siguri do e ketë nga nepsi i shtatzënisë.
Ndërkohë, nuk dihet ende saktësisht si qendron e vërteta, por gjithçka mbetet për t’u parë./abcnews.al