U përfol se do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH, reagon për herë të parë Ardit Gjebrea

schedule18:20 - 30 Tetor, 2021

schedule 18:20 - 30 Tetor, 2021

Prej ditësh në media po përflitet se producenti Ardit Gjebrea do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH. Lidhur me këtë lajm, ai ka reaguar pak minuta më parë përmes një postimi në Instastory.

Arditi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë të jetë vetëm producent i festivalit “Kënga Magjike”.

“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO!”, ka shkruar Gjebrea dhe ka shtuar se aktualisht ka një tjetër prioritet.

“Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE: VIDEO/ Vajza e Ardit Gjebreas publikon këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Kujtojmë që pak ditë më parë, vajza e Arditit publikoi videoklipin e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, duke u pritur shumë mirë nga publiku.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!