U përdor armë dhe gaz lotsjellës? Bardhi: Dikujt i fluturoi tulla mbi tavolinën e punës

schedule20:14 - 8 Janar, 2022

schedule 20:14 - 8 Janar, 2022

Në ambientet e selisë së PD, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, në përgjigje të protestuesve nuk është përdorur as armë dhe as lëndë plasëse.

Sipas tij janë përdorur vetëm fikse zjarri për t’u mbrojtur nga gurët apo tullat që hidheshin nga jashtë prej mbështetësve të Berishës.

‘Nuk ka rezultuar asnjë send i ndalur ndaj asnjë personi. Në momentin  që konstatohen sende të ndaluar personi arrestohet në flagrancë. Nuk ka pasur as lëndë plasëse. Në të gjitha ambientet e selisë ka fikse zjarri. ka pasur vetëm fikse zjarri që mund të duken se bëjnë tym. Nëse do të kishte gaz do të ishin gjetur provat nga policia nuk besoj se ato hahen. Dikujt që i fluturon tulla apo guri mbi tavolinë e tij të punës është në të drejtën e tij për ta trembur duke përdorur fikse zjarri. Cilido që ka qenë në mbledhje dhe ka tentuar të shkojë tek fëmijët e tij pas një dite terrori të organizuar nga Berisha shoqërohet nga Policia pa asnjë shpjegim. Mos u përqendroni tek shkopinjtë siç u përqendruat tek dyert ndërkohë që Berisha orkestroi akte dhune. Ne nuk na dhanë fat dyert e blinduara. Ne nën përgjegjësinë që na kanë dhënë demokratët  kishim marrë masa për të shmangur përplasjet mes demokratëve. Ndërkohë Berisha dha urdhër që të sulmoheshin njerëzit brenda. Jemi shkëputur nga e shkuara dhe zgjodhëm të ardhmen’, tha më tej ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!