U përdhunua nga një 27-vjeçar, 10-vjeçarja në Ohio aborton

schedule10:02 - 15 Korrik, 2022

schedule 10:02 - 15 Korrik, 2022

Një 27 vjeçar është gjykuar të mërkurën në Ohio mbi akuzat se ka përdhunuar një 10-vjeçare, rasti i së cilës mori vëmendje kombëtare pas deklaratave të një mjekeje, e cila  tha se vajza duhej të udhëtonte në Indiana për abortim për shkak të ndalimit në vendin e saj, sipas vendimit historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së, shkruan CNN.

Një hetues ka dëshmuar në gjyq se policia mësoi për shtatzëninë e vajzës përmes nënës së saj më 22 qershor dhe se ajo kishte abortuar në Indianapolis më 30 qershor. Gjyqi për të dyshuarin vjen disa ditë pasi disa konservatorë, përfshirë guvernatorin republikan të Ohios, ngritën pyetje nëse rasti i vajzës ishte i vërtetë. Presidenti, Joe Biden, përmendi rastin javën e kaluar.

Është e paqartë nëse gjendja shëndetësore e vajzës mund të quhej emergjencë, e cila nënkupton se duhet të jetë në rrezik për jetë ose dëm serioz të organeve jetësore. Policia tha se 27-vjeçari i dyshuar e ka pranuar se ka përdhunuar vajzën.

Historia e vajzës së re që udhëtoi në Indiana për një abort u zbulua për herë të parë nga Bernard në një histori të IndyStar të botuar në fillim të këtij muaji. Historia u bë virale dhe shpejt u bë një pikë diskutimi për mbështetësit e të drejtave të abortit, përfshirë presidentin Joe Biden.

Megjithatë, kundërshtarët e abortit dhe disa media e vunë në dyshim vërtetësinë e ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!