“U përballëm me mungesa të rezervave shtetërore”, Sveçla tregon se si po menaxhohet situata në Kosovë

schedule22:28 - 16 Mars, 2020

schedule 22:28 - 16 Mars, 2020

Zëvendës ministri i Punëve të Brendëshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, në një lidhje me “Skype” ka folur për “ABC News” për situatën në Kosovë për shkak të koronavirusit. Sveçla tha se situata po menaxhohet dhe institucionet përkatëse po bëjnë të mundur dezinfektimin e të gjitha ambienteve me banim kolektiv.

“Pjesërisht komuna e Podujevës është futur që dje në karantine. Jemi në ndihmë të qytetarëve. Ne fillim jemi ballafaquar me mungesa të rezervave shtetërore, por duke kursyer kemi arritur ta zbusim situatën. Po ja dalim nga pak që të mbulojmë nevojat e të gjithë Kosovës”, deklaroi Sveçlaj.

Gjithashtu ai theksoi se situata është në kontroll, ndërsa sqaroi se gjendja e të prekurve me COVID-19 në Kosovë është e stabilizuar. Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, tha se ende është herët për të menduar për ngritjen e një karantine, por u shpreh se në rast të përkeqësimit të situatës edhe kjo do të realizohet.

“Ka në numër të madh të të ardhurve nga Italia. Por komuna e Vitisë është më e prekur. Shpërndarja deri tani është kufizuar ndaj edhe i quaj të suksesshme veprimet e institucioneve tona. Shkollat i mbyllëm ende pa pasur asnjë rast të identifikuar.

Gjithashtu ai theksoi se gjendja shëndetësore e të infektuarve në përgjijthësis është e mirë, ndërsa u shpreh se gjendja e një të moshuari është e vështirë, por nuk paraqitet me rrezik.

Në këtë situatë nuk ka nevojë të krijojmë karantinë, por nëse situata përkeqësohet atëherë edhe mund të bëhet. Po dezinfektohen të gjitha objektet me banim kolektiv, apo vendet ku një numër i madh individësh punojnë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!