“U përballa me racizëm”, Son: Doja të hakmerresha ndaj Gjermanisë

schedule20:59 - 5 Korrik, 2022

schedule 20:59 - 5 Korrik, 2022

Son Heung-Min njihet si një nga futbollistët më pozitivë, por kjo nuk e ka shpëtuar nga racizmi as në Gjermani, ku ka luajtur për Hamburger SV dhe Bayer Leverkusen.

“Shkova në Gjermani në moshë të re dhe kam përjetuar shumë moment të vështira që as nuk mund t’i imagjinoni. Jam përballur me shumë racizëm”, tregon Son.

Koreja e Jugut i dha një goditje të fortë Gjermanisë në Botërorin e Rusisë, duke e mundur dhe duke e eliminuar që në fazën e grupeve.

Atë fitore 2-0, sulmuesi i Tottenham e komenton kështu: “Gjatë kësaj kohe të vështirë mendova shumë për faktin se një ditë doja të hakmerresha”. / abcnews.al