U penguan nga protestuesit, PD çon deri në fund axhendën e 8 Janarit, çfarë do diskutohet në mbledhje

schedule16:37 - 12 Janar, 2022

schedule 16:37 - 12 Janar, 2022

Mbledhja Kolegjit të Kryetarëve, e parashikuar për datën 8 Janar, kur PD u gjend mes një proteste të dhunshme do të zhvillohet pasditen e sotme.  Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj bën me dije për ABC se mbledhja ka nisur pas orës 16:00 në selinë blu.

Ditën e djeshme sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi u dërgoi një mesazh anëtarëve të Kolegjit të Kryetarëve ku theksoi se do të diskutohet në lidhje me kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor.

“Datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar.

Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Në një intervistë për ABC, kreu i PD Lulzim Basha i pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj se përse thirri në seli funksionarë të partisë kur vetë kishte deklaruar se informacionet për dhunë ishin, kryedemokrati Basha deklaroi se asgjë nuk mund t’i pengojë që të bëjnë detyrën e tyre si opozitarë dhe drejtues të PD. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!