Hamdi Salihi, ish-sulmuesi i kombëtares, para ndeshjes me Francën foli në një lidhje direkte në Supersport. “Pjesën më të madhe të përgatitjeve jemi munduar të merremi me anën psikologjike, pasi njerëz janë dhe ndikohen nga ky stadium i mrekullueshëm që e kanë merituar”, tha fillimisht Reja.
Më tej ai u ngacmua, duke u pyetur nëse kjo kombëtare e ndjen mungesën e shkodranit: “Nuk e di sa i mungon Salihi kombëtares, por di të them se kur shoh stadiumin kështu them që jam nxituar që e lashë futbollin”.
Ish-sulmuesi më tej thekson se lojtarët aktualë janë më të mirë se ka qenë ai. Më pas jep edhe disa porosi për ekipin. “Këto që janë, janë më të mirë se unë. Ndaj Francës nuk duhet të bëjmë asgjë më tepër se çfarë kemi dhe se çfarë kemi bërë në stërvitje. Duhet përqendrim, të luftohet për çdo sekondë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Më mungon shumë kjo tifozeri, por më vjen mirë që jam këtu”, përfundoi Salihi. /abcnews.al