“U nisa për të votuar pro”, Kryemadhi tregon pse ndryshoi mendje për zgjatjen e Vetingut

schedule20:28 - 10 Shkurt, 2022

schedule 20:28 - 10 Shkurt, 2022

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se fillimisht është nisur për të votuar pro zgjatjes së mandatit të Vetingut në Kuvend. Në një intervistë për News24, Kryemadhi sqaroi arsyen se pse votoi abstenim për ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Kryetarja e LSI-së tha se ka dyshime mbi miratimin e këtij vendimi.

“Në fakt unë do të votoja pro që të jem e sinqertë. Të jem e sinqertë do të votoja pro. Pse do të votoja pro? Do të votoja pro se edhe në 2016 kam votuar pro edhe pse kam pasur kundërshtitë e mia. Të gjithë e mbani mend, që grupi parlamentar i LSI atë kohë përjashtoi Përparim Spahiun, sepse pse shprehu një qëndrim një skepticizëm dhe një qëndrim se ç’punë kanë ONM dhe ndërkombëtarët të shkruhen në Kushtetutë. Se ja si vjen sot. Në tjetërsojmë  fytyrën e opozitës për të bërë ndryshime kushtetuese dhe cenojmë kushtetutën. Ne votuam për arsye se ishte për hapjen negociatave.

E di si është puna e këtij votimit të sotëm? Ti thua që reforma në drejtësi ka rënë në koma dhe ti thua unë do t’i jap aspirinë. Duhet të gjesh çfarë problemi ka që nuk po funksionon. Çfarë ilaçi duhet t’i japësh? A është ilaç shtyrja apo është ilaç analiza? Në logjikë ti mund të shtysh mandatin e institucionit, por jo mandatin e individit. Sepse nuk ka vend të botës, vetëm mbretërit shkruajnë emrin në Kushtetutë.

A është zgjatja e vettingut një deal politik për të bërë një 17 maj tjetër?  Apo është zgjatja e vettingut vërtetë për të pasur drejtësi të pastër dhe të pa kapur? A është zgjatja e vettingut kapje e shtetit, apo votimi i kësaj gjëje është për t’i dhënë drejtësi banorëve të 5 majit, të Shkozës, qoftë banorëve të unazës së re dhe kujtdo tjetër”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!