Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U nis nga Durrësi, shqiptarit i kapin dy breshka të rralla në Bari

schedule13:36 - 23 Shkurt, 2021

schedule 13:36 - 23 Shkurt, 2021

Policia njoftoi sot për arrestimin e një shqiptari në portin e Barit pasi iu gjetën dy breshka të rralla në valixhe.
Au u zbulua gjatë një kontrolli të kryer nga Guardia di Finanza të Bari Group II së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopolit (ADM) teksa kishte fshehur në valixhe dy ekzemplarë të rralë breshkash, të cilat janë në zhdukje.

Një kontroll i kujdesshëm i kryer nga zyrtarët e portit, dyshues për sjelljen e pasagjerit, duke përdorur pajisje me rreze X gjetën në bagazhet personale të shtetasit shqiptar që banon në Itali, dy breshkat e gjalla të fshehura midis sendeve personale.

Lexo edhe: Shqiptari kapet me 500 litra raki në portin e Barit

Mostrat janë klasifikuar nga policia financiare kompetente se i përkasin specieve “Testudo Hermanni”, të mbrojtura nga Konventa e Uashingtonit 1973 mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Faunës dhe Florës në Rrezik (C.I.T.E.S.).

Breshkat e tokës nuk kishin çertifikimet e nevojshme dhe mikroçipin e kërkuar identifikues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!