“U ngrite nga toka për t’u kthyer në legjendë”, Napoli i përlot të gjithë

schedule21:44 - 26 Nëntor, 2020

schedule 21:44 - 26 Nëntor, 2020

Napoli ka zbritur në fushë për të luajtur takimin e radhës në Europa League. Djemtë e Gattusos po përballen me Rijekën në “San Paolo”, teksa të gjithë lojtarët kanë dalë me fanellat me numër 10 dhe emrin Diego Maradona mbi shpinë.

Në qytetin jugor të Italisë po vajtojnë i madh dhe i vogël largimin nga kjo jetë të idhullit dhe krenarisë së tyre. Dashuria ndaj Diegos nuk krahasohet me asgjë tjetër në ato anë dhe dhimbja në këto momente është e madhe.

Klubi ka reaguar me një postim emocionues në faqen zyrtare në Twitter, ku ndër të tjera shkruan: “Diego, dashuria e vetme dhe unike. Ndërkohë që bota po vajton futbollistin më të madh të çdo kohe, Napoli këtë mbrëmje po feston për një djalë si ti, një mik, një baba dhe një vëlla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SSC Napoli (@officialsscnapoli)

Kampioni, ylli, idhulli, mbreti, gjeniu i papërsëritshëm i universit të kaltër, i cili na ka dhuruar një ëndërr të përjetshme. Faleminderit për emocionet, për lumturinë, për shkëlqimin, për zemrën tënde të madhe që nuk do reshte kurrë së rrahuri. U ngrite edhe njëherë nga Toka për t’u kthyer në Legjendë.

E sfidove vdekjen për t’iu dorëzuar mitit. Dhe tani, Diego, na merr me vete në parajsë. Kjo është toka jote, kjo është shtëpia jote, ky është populli yt dhe këta janë njerëzit e tu. Napoli do të dashurojë përgjithmonë“, lexohet në postimin e klubit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!