“Spidermanët” grabitën një pallat pranë Universitetit të Lamisë, pasi u ngjitën në ballkonin e katit të parë përmes tubave dhe ulluqeve dhe thyen derën e ballkonit.
Autorët kanë rrëmbyer para cash, një orë të shtrenjtë dhe flori e bizhuteri të ndryshme.
Por duke se nuk u mjaftuan, pasi menjëherë kanë hyrë në banesën fqinje duke u hedhur nga njëri ballkon në tjetrin, kanë thyer derën e kanë rrëmbyer para dhe flori.
Dy vjedhjet kanë ndodhur në orët e vona të së premtes kur të zotët e shtëpisë kanë qenë jashtë banesave. kur janë kthyer dhe kanë gjetur shtëpitë e shkatërruara menjëherë kanë njoftuar Sigurimin, të cilët filluan hetimet.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka marrë shenjat e gishtave në përpjekje për të identifikuar “akrobatët” vjedhës./Abcnews.al/