U ngacmua seksualisht nga 66 vjeçari, i mituri: Komshiu prej muajsh më prekte me duar në zonat intime

schedule09:20 - 13 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 13 Shtator, 2020

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë. Këtë të diel policia e Beratit ka vënë në pranga një 66 vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i arrestuari është Romeo Oço. Denoncimi në polici është bërë nga vetë 16-vjeçari K.J,që ka deklaruar se ngacmimi seksual vazhdon prej muajsh nga i moshuari që është komshiu i tij.

Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë ai ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja.

LEXO EDHE: Ngacmoi seksualisht të miturin, arrestohet 66 vjeçari në Berat

Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur,i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap“,është shprehur i mituri.

Ndërkohë i mituri i është nënshtruar një vizite të specializuar mjekësore,nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual.

Pas denoncimit të minorenit dhe raportit të mjekëve,policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin, që jeton i vetëm në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat,rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit.

Burime të brendshme dhe të besueshme brenda DPV Berat bëjnë me dije se,gjatë marrjes në pyetje 66-vjeçari Romeo Oço ka deklaruar se,mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh,me pëlqimin e të dyve. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!