Pas golit kundër Irlandës dhe rekordit të ri ndërkombëtar, Cristiano Ronaldo pritet që në fundjavë të zbarkojë në Manchester për t’u përgatitur për debutimin e tij të shtunën tjetër në “Old Trafford” ndaj Newcastle.
Në Angli po pritet me padurimin rikthimi i portugezit dhe dy golat në ndeshjen e fundit me kombëtaren kanë rritur akoma edhe më shumë entuziazmin e tifozëve të “Djajve të Kuq”.
CR7 gjatë festës së golit të dytë dhe të fitores për Portugalnë hoqi fanellën dhe u ndëshkua me të verdhë që i kushton atij skualifikimin për ndeshjen e radhës ndaj Azerbajxhanit.
Mësohet se trajneri Fernando Santos do të lërë të lirë lojtarin tanimë, duke shmangur miqësoren e planifikuar të shtunën përballë Katarit.
Për këtë arsye The Sun shkruan se aventura e dytë e Ronaldos në Manchester mund të fillojë në fundjavë. /abcnews.al/